Gjergj Vyshka 25.04.2016 07:05
Vllaznia dhe Himara janë skuadrat e volejbollit të të rejave që do të vazhdojnë në turin gjysmëfinal të Kampionatit Kombëtar, ndërsa kanë qenë të kualifikuarat e grupit që ndeshjet i ka luajtur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.
Por për Vllazninë duhet theksuar se ka qenë një skuadër heroinë, e cila ka përballuar mirë dy ndeshje radhazi, teksa i ka fituar me të njëjtin rezultat 3-1 ndaj Himarës dhe Partizanit.
E për këtë arsye, pra për shkak të formulës së gabuar të zgjedhjes së kampionatit teksa një ekipi i binte që të luante dy ndeshje radhazi, trajneri i Vlora Volejit, Agron Sako, ka gjetur formën e bojkotit.
Edhe pse ishte në sallën Nr. 2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” nuk e ka drejtuar ekipin e tij në përballjen me Himarën. Madje pak e ka vrarë mendjen për atë se çfarë do të thonë kur Vlora e tij ka qenë më shume se e dorëzuar përballë Himarës.
Megjithatë përtej gjithçkaje, Vllaznia dhe Himara e kanë merituar kalimin në gjysmëfinale.
Kampionatit Kombëtar
i Volejbollit – Të Reja
Grupi D
(“Asllan Rusi”, Tiranë)
Dita e parë
(23 prill 2016)
Himara – Partizani 3-0
Vllaznia – Vlora Volej 3-2
Partizani – Vlora Volej 3-1
Dita e dytë
(24 prill 2016)
Himara – Vllaznia 1-3
Partizani – Vllaznia 1-3
Himara – Vlora Volej 3-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
1. Vllaznia 3 3 0 9-4 9
2. Himara 3 2 1 7-3 7
3. Partizani 3 1 2 4-7 4
4. Vlora Volej 3 0 3 3-9 3
Shorti i gjysmëfinaleve:
Vllaznia – Teuta
Himara – Tirana