Gjergj Vyshka 25.04.2016 16:05
Atëherë kur dukej se Vllaznia ishte lodhur me Himarën ka ndodhur e kundërta, ndërsa reagimi ka qenë i fuqishëm ndaj Partizanit, që në fakt duhet të ishte më dominues sepse vetëm atë ndeshje kishte për të luajtur. Vllaznia e nis mirë setin e parë në ndeshjen e dytë, fillimisht 7-8, 11-13, 14-16, 18-20, 23-24. Dhe kur pritej pika e fundit për shkodranet, Partizani barazon në 24-24, 25-25 dhe në fund 27-25. Vllaznia nuk dorëzohet dhe kryeson në setin e dytë 5-8.
Barazim 12-12, ndërsa të kuqet kryesojnë deri në 20-19. Mandej 24-24 dhe Vllaznia fiton 24-26. Në të tretin në dy pushimet teknike Partizani është në epërsi 8-7 dhe 16-14. Mirëpo kthen Vllaznia në 18-20. 21-21, shkodranet në epërsi 22-23. Kthen Partizani në 25-24 dhe pas 3 barazimeve 26-26, 27-27 dhe 28-28, dy pikët e fundit janë shënuar nga shkodranet, të cilat setin e katërt e kanë fituar me lehtësi 14-25. Një karton i verdhë për protesta për M. Agolli, si dhe për Vllazninë për vonesë loje.
Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes Molla e Vllaznisë me 18 pikë e ndjekur nga Shera e Partizanit me 16 pikë. Në bllok, ka dalë fituese Bardeli e Vllaznisë me 4 mure fituese e ndjekur nga Molla e Vllaznisë me 3 të tilla. Në shërbim është dalluar Goxhaj dhe Kaçani e Partizanit me 3 të tilla. Në total, në 4 sete Partizani ka realizuar 93 pikë prej të cilave 61 pikë vetë, kurse 32 pikë kanë ardhur nga gabimet e Vllaznisë. Në anën tjetër Vllaznia në 4 sete ka shënuar 106 pikë prej të cilave 68 pikë vetë, kurse 38 pikë kanë ardhur nga gabimet e të kuqeve.
Partizani – Vllaznia 1-3
(27-25, 24-26, 28-30, 14-25)
Partizani: Shera, Xhaferraj, Fetaj, Saliaj (L), Kaçani, Goxhaj, E. Agolli / Mullaj, Balla, Gjoni. Trajner: I. Thanasi
Vllaznia: Stolaj, Kiri (L), Molla, Bardeli, Memçaj, Dodani, Zefi / Qershia, Laloshi, Gjethinaj, Kolaj. Trajner: D. Tafa
Gjyqtare: G. Zuna, T. Kacadei (Durrës)