Gjergj Vyshka 25.04.2016 13:05
Në ndeshjen e parë, Himara nuk duket se ka qenë në formën e saj më të mirë përballë Vllaznisë, ndërsa vetëm Kabuci dhe Milo kanë qenë shumë pak për të përballuar vrullin e grupit të shkodraneve. Që në setin e parë është dukur vendosmëria e Vllaznisë për të fituar; 5-8, 11-14, 13-16, 16-19, 18-23 dhe 20-25.
Sërish i dyti është me nisjen e mbarë të Vllaznisë, që ka kryesuar deri në 14-16. Por kthen Himara, e cila ka përmbysur në 20-18, 23-19, 23-21 dhe 25-21. I treti nis mirë për Vllazninë deri në pushimin e parë teknik, që ka kryesuar 7-8. Kthen Himara në 11-8, por sërish përmbys Vllaznia në 13-16, 16-18, 16-20.
Dhe vijnë dy barazime 24-24 dhe 25-25 e vetëm në pikët shtesë Vllaznia fiton 27-25. I katërti është një dorëzim pa kushte i Himarës dhe një fitore e shpejtë e Vllaznisë, 14-25 dhe në përfundim 3-1. Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes Kabuci e Himarës me 21 pikë e ndjekur nga Molla e Vllaznisë me 19 pikë, si dhe Milo e Himarës me 15 pikë.
Në bllok ka dalë fituese Kabuci i Himarës me 4 mure fituese, kurse në shërbim me 4 të sakta është Dodani i Vllaznisë, si dhe Kabuci i Himarës me 3 të sakta. Në total Himara në 4 sete ka shënuar 84 pikë nga të cilat 58 pikë vetë, kurse 26 pikë kanë ardhur nga gabimet e shkodraneve.
Ndërkohë, në krahun tjetër, Vllaznia në 4 sete, ka shënuar 98 pikë nga të cilat 72 pikë vetë, kurse 26 pikë kanë ardhur nga gabimet e himarjoteve
Himara – Vllaznia 1-3
(20-25, 25-21, 25-27, 14-25)
Himara: Kabuci, Januthi, Konomi, Baka, Milo, Gjergji / Kolagji, Papa. Trajner: K. Rondo
Vllaznia: Stolaj, Kiri (L), Molla, Gjethinaj, Dodani, Zefi, Bardeli / Memçaj, Qershia. Trajner: D. Tafa
Gjyqtarë: E. Dusha, Ç. Kojku (Tiranë)