Gjergj Vyshka 03.05.2016 15:25
Janë luajtur dje takimet e para gjysmëfinale të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Të Reja.
Në Durrës në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, Teuta ka fituar me vështirësi ndaj Himarës, 3-2.
Ndërkohë që në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” Shkodër, Vllaznia ka fituar ndaj Apolonisë, 3-1.
Tashmë pritet të luhen dhe ndeshjet e kthimit për të përcaktuar realisht finalistet për titull.