Gjergj Vyshka 10.03.2017 15:20
Ndërkohë për të reja faza çerekfinale do të me grumbullim më 22 dhe 23 prill 2017, të ndara në dy grupe D dhe E. Në grupin D do të jenë skuadrat e kualifikuara të grupeve të mëparshme, e më konkretisht A1, B2, C1 dhe ekipi i parë me koeficientin më të lartë të pikëve në grupin A, B dhe C nga të klasifikuar në vendin e 3-të.
Kurse në grupin E do të jenë skuadrat e kualifikuara të grupeve të mëparshme, e më konkretisht B1, C2, A2 dhe ekipi i dytë me koeficientin më të lartë të pikëve në grupin A, B dhe C nga të klasifikuarat në vendin e 3-të. E, më pas, gjysmëfinalet e para, me formulën D1-E2 dhe E1-D2 do të zhvillohen më 26 prill, kurse më 30 prill 2017 do të luhen ato të kthimit E2-D1 dhe D2-E1.
E finalet për titull do të luhen më 3 dhe 7 maj 2016. Ndërkohë, për të rinj do të luhen gjysmëfinalet më 23 dhe 26 prill 2017, me formulën i para me të 4-tën dhe e dyta me të 3-tën, si dhe, në kthim, e 4-ta me të parën dhe e 3-ta me të dytën. Dy sfidat e finales së titullit “kampion” do të jetë më 30 prill dhe 3 maj 207.
Madje Federata Shqiptare e Volejbollit ka përcaktuar se më 13 dhe 14 maj 2017 do të zhvillohet dhe Kupa “Rinia”, atje ku marrin pjesë katër ekipet e para, të cilat do të luajnë me sistem grumbullimi, ndërsa vendi i zhvillimit të kësaj veprimtarie do të caktohet më vonë nga Federata Shqiptare e Volejbollit.