Volejboll – Të Reja / Shpërthen Sako: Nuk mund të zhvillohet garë në këto kushte!

Share Button

Agron-Sako-Erlind-Pellumbi-Albens-Vokopola

Gjergj Vyshka 25.04.2016 22:05

Trajneri i Vlora Volejit, Agron Sako, edhe pse ka qenë i pranishëm në sallën Nr. 2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” nuk e ka drejtuar ekipin: “Është tmerr kështu si e luajmë volejbolli ne”. Për shkak të formulës së gabuar të zgjedhjes së kampionatit teksa një ekipi i binte që të luante dy ndeshje radhazi, trajneri i Vlora Volejit, Agron Sako, ka gjetur formën e bojkotit, ndërsa edhe pse ishte në sallën Nr. 2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” nuk e ka drejtuar ekipin e tij në përballjen me Himarën.

Madje  pak e ka vrarë mendjen për atë se çfarë do të thonë kur Vlora e tij ka qenë më shume se e dorëzuar përballë Himarës. “Është tmerr të mendosh se si e luajmë ne volejbollin, – ka deklaruar Sako. – Isha në Durrës para se të vija këtu dhe pash Apoloninë ndaj Tiranës për të parë edhe ndonjë element për perspektivën e skuadrës sime. Kishte luajtur dy ndeshje radhazi dhe nuk qëndronin dot në këmbë. E njëjta gjë ndodhi me skuadrën time, por e njëjta gjë ka ndodhur dhe me Vllazninë.”

“Dhe unë e kam uruar trajnerin e skuadrës shkodrane për vendosmërinë për të fituar ndeshjet, – ka deklaruar trajneri vlonjat. – Mirëpo unë shtroj pyetjet kujt i shërben kjo mënyrë të luajturit. Por sikur largqoftë nga mbingarkesa të ndodhte ndonjë infarkt kush mban përgjegjësinë për këtë fenomen? Sepse të gjithë pjesëtarët e Federatës Shqiptare të Volejbollit i marrin lekët, ndërsa ne që i mbajmë vetë skuadrat nuk fitojmë asgjë.”

“Unë s’kam marrë një top nga Federata dhe sikur të dilja “kampion”, përsëri nuk fitoja asgjë. Por ne diskutojmë këtu për cilësinë e volejbollit, që me dy ndeshje radhazi brenda ditës nuk i duhet askujt”, – thotë Sako, i cili më tej vazhdon: “I kam dhënë volejbollit një pasuese 1.88 e gjatë si Ligaj, por kush e sheh. Një fenomen si Kabuci kush mund ta vlerësojë në të tilla kushte që ne luajmë. Jemi dy skuadra të Vlorës, pse duhet luajtur në Tiranë?”

“Nëse paskan problem për tre ditë shpenzimet le të vinin dhe ua gjeja unë hotel me 500 lekë të rinj nata. Por garë në të tilla kushte nuk mund të luhet”, – përfundon trajneri i Vlora Volejit, Agron Sako, që pak e ka vrarë mendjen për atë se çfarë do të thonë kur Vlora e tij ka qenë më shume se e dorëzuar përballë Himarës. Megjithatë përtej gjithçkaje, Vllaznia dhe Himara e kanë merituar kalimin në gjysmëfinale.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh