Gjergj Vyshka 30.04.2016 20:35
Një lajm që i ka shokuar të gjithë në kampin bardheblu ishte ai i përjashtimit nga “play-off”-i final, ndërsa Rudina Omari, e cila prej kohësh vazhdon të ndiqet këmba-këmbës nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Volejbollit, ka mbetur e habitur. “Së pari, – thotë Omari, – më kanë kërkuar që të vendosë trajneren dhe kemi dërguar si klub me listë të bardhë federimi, Elma Metën.”
“Na kanë kërkuar dhe listën e vjetër të federimit, atje ku në vend të Stela Agollit kemi vendosur dy lojtare të paratërejave, – ka vijuar trajneria e të rejave bardhebluve. – Dhe këto lojtare, apo pjesën e rezervave e kemi aktivizuar në setin final me Teutën. Fillimisht kanë bërë namin pse janë shtuar këto dy lojtare në listën tonë dhe Meta më ka thënë që duhen hequr.”
“Por nuk di deri më sot të ketë rregullore që ndalohen 16-vjeçaret të aktivizohen me të rejat, apo të rejat tek të rriturat, – ka sqaruar Omari. – Edhe kur kishte ndryshime rregulloreje na sillnin broshurën përpara dhe e dinim. Por nuk ka asnjë njoftim që nuk lejohen paratërejat dhe këtu kuptohet se ku e kanë qëllimin”. E tashmë në vend të Tiranës në volejboll të reja ka hyrë Apolonia.
Që do të thotë se të hënën gjysmëfinalet do të jenë Vllaznia-Apolonia dhe Himara-Teuta.