Gjergj Vyshka 25.04.2016 10:05
Tirana dhe Teuta janë të kualifikuarat e grupit C në volejboll për të reja, ndeshjet e të cilave janë luajtur në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit.
Në ditën e dytë, Tirana ka mundur Apoloninë thellësisht 3-0.
Apolonia nga ana e saj e ka mundur Skënderbeun 3-0, por fieraket nuk kanë mundur të jenë në gjysmëfinale, sepse Teuta ka fituar 3-2 me Tiranën.
Mbi bazën e rregullit të vendosur tek moshat, një set i fituar, një pikë, atëherë Tirana ka qenë në vendin e parë me 8 pikë dhe Teuta në të dytin me 7 pikë.
Që do të thotë se janë kualifikuar këto të dyja për më tej.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Të Reja
Kalendari i çerekfinaleve:
Grupi C
(“Ramazan Njala”, Durrës)
Dita e parë
(23 prill 2016)
Teuta – Skënderbeu 3-1
Tirana – Skënderbeu 3-1
Apolonia – Teuta 3-1
Dita e dytë
(24 prill 2016)
Tirana – Apolonia 3-0
Apolonia – Skënderbeu 3-0
Teuta – Tirana 3-2
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
1. Tirana 3 2 1 8-4 8
2. Teuta 3 2 1 7-6 7
3. Apolonia 3 2 1 6-4 6
4. Skënderbeu 3 0 3 2-9 2
Shorti i gjysmëfinaleve:
Vllaznia – Teuta
Himara – Tirana