Gjergj Vyshka 24.04.2016 09:15
Edhe tek grupi C i çerekfinaleve të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Të Reja, që po i luan ndeshjet në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës, rivaliteti ka qenë i madh dhe gara shumë e fortë.
Teuta e ka nisur me fitore dje ndaj Skënderbeut, të cilën e ka mundur 3-1 (22-25, 25-23, 25-19, 25-21). Me të njëjtin rezultat ka fituar dhe Tirana ndaj korçareve (25-13, 25-21, 20-25 dhe 26-24).
Mirëpo kur pritej që të kishte një fitore të dytë të durrsakeve surpriza ka ardhur nga Apolonia, e cila e ka mundur Teutën vendëse 3-1 (25-20, 27-25, 16-25, 25-16). E sot priten ndeshje më të bukura.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Të Reja
Kalendari i çerekfinaleve:
Grupi C
(“Ramazan Njala”, Durrës)
Dita e parë
(23 prill 2016)
Teuta – Skënderbeu 3-1
(22-25, 25-23, 25-19, 25-21)
Tirana – Skënderbeu 3-1
(25-13, 25-21, 20-25 dhe 26-24)
Apolonia – Teuta 3-1
(25-20, 27-25, 16-25, 25-16)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Teuta 2 1 1 4-4 4
- Apolonia 1 1 0 3-1 3
- Tirana 1 1 0 3-1 3
- Skënderbeu 2 0 2 2-6 2
Dita e dytë
(24 prill 2016)
Tirana – Apolonia ora 10:00
Apolonia – Skënderbeu ora 11:30
Teuta – Tirana ora 13:00