Gjergj Vyshka 21.04.2016 20:35
Durrësi dhe Tirana do të jenë mikpritësit e fazës çerekfinale të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Të Reja. Pasi është luajtur me sistemin vajtje-ardhje, tashmë për këtë fazë janë kualifikuar 8 skuadra, të cilat janë ndarë në dy grupe.
Në Durrës, në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, me Tiranën “kampione” në fuqi do të jenë kundërshtarë Apolonia, Teuta dhe Skënderbeu. Kurse në Tiranë në Sallën nr. 2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” do të jenë Himara, Vllaznia, Vlora Volej dhe Partizani.
Pas kësaj faze do të kualifikohen dy skuadrat, të cilat do të luajnë me skemën A1-B2 dhe B1-A2 me sistemin vajtje-ardhje, atje ku finalistët mund të dalin dhe me shumën e seteve në ndeshjen e fituar. Sidoqoftë, tashmë është gati faza finale e të rejave.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Të Reja
Kalendari i çerekfinaleve:
Grupi C
(“Ramazan Njala”, Durrës)
- Tirana
- Apolonia
- Teuta
- Skënderbeu
Dita e parë
(23 prill 2016)
Tirana – Skënderbeu ora 11:00
Apolonia – Teuta ora 12:30
Skënderbeu – Teuta ora 14:00
Dita e dytë
(24 prill 2016)
Tirana – Apolonia ora 10:00
Apolonia – Skënderbeu ora 11:30
Teuta – Tirana ora 13:00
Grupi D
(“Asllan Rusi”, Tiranë)
- Himara
- Vllaznia
- Partizani
- Vlora Volej
Dita e parë
(23 prill 2016)
Himara – Partizani ora 10:00
Vllaznia – Vlora Volej ora 11:30
Partizani – Vlora Volej ora 13:00
Dita e dytë
(24 prill 2016)
Himara – Vllaznia ora 10:00
Vllaznia – Partizani ora 11:30
Vlora Volej – Himara ora 13:00