AlbanianSport.com 10/02/2019 20:35
ASNN – Partizani në volejboll për femra është një skuadër cilësore që mund të pretendojë pse jo edhe titullin këtë sezon. Natyrisht, Mirdita dhe Barleti Volej duken në këtë moment më në formë dhe më mirë, por duke pasur parasysh rivalitetin dhe faktin që ka disa skuadra që pretendojnë trofeun, surprizat nuk përjashtohen dhe Partizani ka arsye të plota për të besuar në objektivat madhorë.
Në kuadër të javës së 8-të në Kategorinë e Parë, Grupi A, Partizani mundi thellë dhe pa probleme në Korcë ekipin e Skjënderbeut, me rezultatin 3-0, në një ndeshje ku nuk pati kurrfarë historie. Loja mbaroi shumë shpejt, sepse dominimi set pas seti ishte mjaft i thellë. Janë shifrat që flasin më mirë se çdo gjë tjetër rreth diferencave që kishin në parket ekipet kundërshtare.
Kështu, Partizani fitoi setin e parë me shifrat 25-16, të dytin me shifrat 25-18 (ky set ishte ai ku Skënderbeu rivalizoi më shumë), ndërsa seti i tretë përfundoi me shifrat 25-13 po në favor të skuadrës së kuqe nga kryeqyteti. Me rezultatin 3-0 Partizani merr tri pikë me vlerë për renditjen dhe siguron pozicion të volitshëm për të pretenduar më shumë në javët në vijim. Formula e garës dhe përmirësimi i treguesve sportivë pas fazës përgatitore i japin shpresë ekipit kryeqytetas.
Skënderbeu – Partizani 0-3
(16-25, 18-25, 13-25)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 8-të
E shtunë, 9 shkurt 2019:
Teuta – Lushnja 3-0
Skënderbeu – Partizani 0-3
Mirdita – Barleti Volej 3-2
Tirana – Vllaznia 3-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Mirdita 8 7 1 23-6 21
- Barleti Volej 8 6 2 22-9 19
- Tirana 8 6 2 20-8 18
- Partizani 8 6 2 19-9 17
- Teuta 8 3 5 10-16 9
- Skënderbeu 8 2 6 7-19 6
- Vllaznia 8 2 6 8-21 5
- Lushnja 8 0 8 2-24 1