Gjergj Vyshka 31.05.2016 15:25
Për dy ditë me radhë fundjavën e kaluar në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, është zhvilluar dhe festivali i fëmijëve në Ballkan. Në të ka marrë pjesë dhe Shqipërisë, me dy ekipe djemsh dhe vajzash, që janë drejtuar nga Andi Lundra dhe Era Daci.
Sipas Federatës Shqiptare të Volejbollit, apo dhe sipas informacionit të shpërndarë në profilin e “Facebook”-ut të rrjetës shqiptare, ekipi i parë i Shqipërisë është paraqitur në mënyrë dinjitoze.
Sepse ka dalë i pari në grup, ndërsa ka fituar përballë Maqedonisë, Moldavisë, Turqisë dhe Gjeorgjisë. Në fakt ka qenë një festë fëminore, atje ku nuk ka pasur të humbur, por vetëm të fituar. Sepse të gjithë janë nderuar me medalje.
Gjithsesi në mungesë të paraqitjes në Ballkan me para të rinjtë dhe para të rejat, të rinjtë dhe të rejat, kjo paraqitje e fëmijëve, që konsiderohet e ardhmja e volejbollit, duhet para me sy pozitiv, sepse është vërtetë dinjitoze.