AlbanianSport.com 29/11/2017 08:50
ASNN – Si për femra, ashtu dhe për meshkuj, kombëtaret e volejbollit kanë fituar me lehtësi ndaj Kosovës, duke treguar diferenca të mëdha. Kupa e Pavarësisë në volejboll është fituar nga Shqipëria. Kombëtaret shqiptare për meshkuj dhe femra kanë mundur Kosovën në ndeshjet e zhvilluara në sallën olimpike “Feti Borova”.
Dhe duke luajtur me volejbollistet e kampionatit, sepse legjionarët janë nëpër skuadrat e tyre, duket se përballja me Kosovën ka qenë edhe një testim i mirë për to. Sepse në fund si Martiri, ashtu dhe Bardhi kanë pranuar se ka elementë që do të jenë pjesë e vlefshme e skuadrës për veprimtaritë zyrtare kombëtare, por që do të ketë dhe përzgjedhje të ndryshme.
Gjatë kësaj veprimtarie, Federata Shqiptare e Volejbollit ka shpërndarë tituj “Mirënjohjeje” për 17 figura të sportit të volejbollit shqiptar. Ndërkohë me Mirënjohje është nderuar dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, si dhe Federata e Volejbollit të Kosovës.