AlbanianSport.com 28/08/2018 15:15
ASNN – Në mjediset e Federatës Shqiptare të Volejbollit është hedhur të hënën shorti i sezonit të ri të Kampionatit Kombëtar, si dhe janë përvijuar edhe datet e veprimtarive të tjera të rrjetës shqiptare. Gjatë hedhjes së shortit, Sekretari i Përgjithshëm e Federatës, Albens Vokopola, ka vlerësuar edhe mbështetjen që Radio-Televizionit Shqiptar i ka dhënë në vazhdim këtij sporti.
Kështu, në mjediset e Federatës Shqiptare të Volejbollit është hedhur sot paradite shorti i Kampionatit Kombëtar të Volejbollit, për sezonin e ri sportiv 2018-2019. Të pranishëm në këtë event, që çel sezonin e ri, ishin të pranishëm trajnerë e drejtues klubesh dhe shoqatash, që ndoqën nga afër këtë procedurë, duke dhënë mendimet e tyre për përmirësimin edhe më tej të këtij kampionati.
Te meshkujt, janë 9 skuadrat që do të marrin pjesë në Kampionat sezonin e ri, që do të luajnë në një të grup. Ndërsa kampionati i femrave, ashtu si edhe vjet, do të ketë një shpërndarje të ekipeve në dy Grupe: A1 me 8 skuadra dhe A2 me 5 skuadra. Në fund të shtatorit, më datën 29, do të luhet edhe java e parë e sezonit të ri për meshkuj, ndërsa pas një jave, më 6 tetor, luhet java e parë për femra.
Ekipet pjesëmarrëse në kampionat janë si vijon:
Meshkuj A1:
Elbasani, Erzeni, Farka Volej, Partizani, Skënderbeu, Studenti, Teuta, Tirana dhe Vllaznia.
Femra A1:
Barleti Volej, Mirdita, Lushnja, Partizani, Skënderbeu, Teuta, Tirana dhe Vllaznia.
Femra A2:
Elbasani, Korabi, Vlora Volej, Flamurtari dhe Apolonia.