Volejboll / Rikthehet Shqipëria e rrjetës, Liga e Evropës zgjidh ngërçin

Share Button

Volejboll-Liga-e-Evropes-Femra-Meshkuj

Gjergj Vyshka 23.01.2016 09:45

Shqipëria e volejbollit meshkuj dhe femra, pas gati tre vjetësh mungesë në arenën ndërkombëtare, më së fundi do të jetë në aktivitet. Ky ka qenë dhe përfundimi i mbledhjes së djeshme të zhvilluar në Federatën Evropiane të Volejbollit në Luksemburg, atje ku ka marrë pjesë presidenti i institucionit më të lartë të rrjetës shqiptare, Erlind Pëllumbi.

Në mbledhje, e cila është drejtuar nga presidenti i Federatës Evropiane të Volejbollit, Aleksandar Boriçiç, kanë marrë pjesë të gjithë përfaqësuesit që janë pjesëmarrës në Ligën e Evropës. Liga e Evropës e vitit 2016 do të ketë 8 ekipe meshkuj dhe 12 femra, të cilat do të kërkojnë të fitojnë këtë trofe, që vitin e kaluar e kanë marrë Sllovenia dhe Hungaria.

Tashmë ka ndryshuar dhe skema e ndeshjeve duke e shmangur lojën me vajtje-ardhje, ndërsa gjithçka është zëvendësuar me faktin e një turi, me sistem grumbullimi. Nuk duhet harruar që formati ka qenë i njëjtë si Liga e Botës në volejboll për meshkuj, që luhej me dy ndeshje në shtëpi dhe dy ndeshje në fushë të huaj. Dhe fituesit e Ligës së Evropës do të jenë kandidat për të qenë më 2017-ën në Ligën e Botës për meshkuj dhe Çmimin e Madh për femra.

 

Liga e Evropës

Volejboll – Meshkuj

 

Grupi A

(10-12 qershor në Bullgari,

17-19 qershor në Maqedoni)

 

Nr.       Ekipi

  1. Bullgaria
  2. Maqedonia
  3. Danimarka
  4. Shqipëria

 

Liga e Evropës

Volejboll – Femra

 

Grupi A

(3-5 qershor në Poloni,

17-19 qershor në Shqipëri)

 

Nr.       Ekipi

  1. Polonia
  2. Bjellorusia
  3. Sllovakia
  4. Shqipëria

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh