Gjergj Vyshka 26.12.2016 11:35
Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, ka bërë analizën e vitit 2016 për rrjetën shqiptare në këtë prag fundviti. Pjesëmarrja në Ligën e Evropës, atje ku Shqipëria e femrave ka fituar dy ndeshje me Poloninë e Bjellorusinë, 3-2, e ka nxitur për të marrë pjesë në këtë veprimtari dhe vitin e ardhshëm.
Dhe për këtë qëllim kombëtarja e femrave do të marrë pjesë në turneun miqësor të Luksemburgut më 28 dhjetor 2016-2 janar 2016. Është i vetëdijshëm për mungesën e titullareve për shkak të veprimtarive që kanë në klubin e tyre, por e sheh këtë përfaqësuese në Luksemburg si një ndërthurje të elementit të përvojës me ato të rinjtë për perspektivën e kësaj kombëtareje.
Ndërkohë për meshkuj, edhe duke qenë se trajneri i meshkujve, Jani Melka, është i angazhuar në Qipro është menduar një turne miqësor, sikurse dhe në Luksemburg. Kombëtaret e moshave varen nga buxheti që do të vijë prej Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për vitin 2017.
E ndërkohë i ka kërkuar komunitetit të vlerësojë më tepër mundin dhe djersën e vet, ndërsa pjesëmarrjen e klubeve me ulje-ngritje në Evropë e sheh me mungesën e financave. Intervistën e tij për “Sport Ekspres”, AlbanianSport.com do t’jua sjellë të plotë nesër.