Volejboll / Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, Shqipëria, me dy ekipe në Gjakovë

Share Button

AlbanianSport.com 13/02/2019 08:50

ASNN – Në kuadër të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës (17 shkurt), në qytetet e ndryshme të Kosovës do të zhvillohen veprimtari të ndryshme sportive. Ndër to, në Gjakovë, zhvillohen dy duele volejbolli, një për femra e një për meshkuj, ku Kosova e Shqipëria përplasen miqësisht dhe për të parë njëherësh edhe kapacitetet e volejbollistëve të rinj.

Kështu, FSHV-ja njofton se më 16 shkurt kombëtarja e volejbollit të femrave do të përballet në pallatin e sportit “Shani Nushi” të Gjakovës me përfaqësuesen e Kosovës. Do të jetë një duel emocionues, megjithëse Kosova nuk ka një skuadër cilësore në volejboll. Ndeshja në fjalë do të luhet në datën 16 shkurt në orën 15:00. Në të njëjtën ditë e në të njëjtin pallat sporti, Shqipëria e Nën-20-vjeçarëve do të përballet me homologen e saj të Kosovës, por në orën 17:00.

Femrat do t’i drejtojë trajneri Altin Martiri, me zëvendës-trajner Roland Tarjen, kurse meshkujt do t’i drejtojë trajneri i Erzenit, Arben Sako, dhe ndihmësi i tij Agim Reka. Ndërkohë, organizmi që qeveris rrjetën në vend ka bërë publike dhe listën e volejbollistëve dhe volejbollisteve të përfaqësueses që do të luajnë në këto miqësore për nder të pavarësisë së Kosovës.

 

Lista e Kombëtares së Nën-20-vjeçarëve (meshkuj):

Bledi Rama, Xhulio Lumani, Emanuel Driza, Muharem Deliu, Juli Cela, Leonard Doda, Redi Bakiri, Gest Kapidani, Klaudio Barci, Eldorado Aga, Julian Talaj, Grigor Vasili, Kevi Jazexhiu, Indrit Haxhimihali.

 

Lista e Kombëtares së Femrave:

Artiola Rexhepi, Arnela Qershia, Cezarina Xheka, Antoneta Molla, Joana Kushi, Izabela Dodani, Diana Vistaraj, Xhovana Kacorri, Fatbardha Picaku, Nafize Bajramoglu, Luljeta Stërmilla, Elisa Beshiri.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh