Volejboll / Pëllumbi: “Grant” më i ulët, por synojmë rezultate të larta

Share Button

AlbanianSport.com 03.02.2017 17:05

ASNN – Bëhet fjalë për një fondi “grant” i akorduar nga Ministria për Federatën Shqiptare të Volejbollit (FSHV), që është më i vogël, por, përkundër kësaj, drejtuesit e organizmit që qeveris rrjetën shqiptare, janë optimistë për rritje të nivelit në kombëtar dhe për rezultate më të kënaqshme në nivel ndërkombëtar. “Sivjet fondi “grant”, krahasuar me një vit më parë, që në nisje është gati 30 % më i ulët”, – ka thënë presidenti i FSHV-së, Erlind Pëllumbi, duke folur për shtypin sportiv shqiptar.

“Përfitoj nga rasti të theksoj që një nga kontribuuesit më të rëndësishëm një sezon më parë ka qenë Ministria e Arsimit dhe Sportit, Komiteti Olimpik, si dhe donatorët e tjerë që federata i ka si bashkëpunëtorë, – ka vijuar ai. – Duke parë fondin aktual, ne duhet të shtojmë forcat për të gjetur burime të tjera financiare. Besoj se Ministria së bashku Bashkinë e Tiranës do të na përgjigjet për të qenë sa më përfaqësues në arenën ndërkombëtare.”

Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen në Ligën e Evropës, si për femra, ashtu edhe meshkuj, për të dytin vit radhazi. Lidhur me pritshmëritë e dy ekipeve kombëtareve, Pëllumbi ka thënë: “Ne kemi marrë përsipër një përfaqësim me kombëtare të përvitshëm dhe kjo përbën një risi për volejbollin shqiptar, duke dhënë gjithmonë më të mirën e mundshme. Jo vetëm kaq, por këtë edicion ne kemi marrë përsipër edhe organizimin e një turi si për femrat dhe meshkujt për të qenë sa më dinjitozë me homologët.”

“Shpresojmë që do të kalojmë turin e parë, – ka vijuar ai. – Ne e shohim të mundshëm si kualifikim, pastaj të shohim. Por që dëshirat dhe objektivat tona këto janë.” Sipas kreut të FSHV-së, do të ketë edhe rikonfirmime të stafeve teknike për të dyja ekipet kombëtare. Ne direkt pasi përfunduam Ligën e Evropës sezonin e fundit dhe, pas një analize me të dy trajnerët dhe stafet përkatëse, i kemi rikonfirmuar të njëjtët trajnerë siç është Jani Melka dhe Altin Martiri”, – ka thënë Pëllumbi.

“Nëse një vit më parë nuk e kishim njohurinë e mjaftueshme, këtë edicion jemi më me eksperiencë dhe dimë edhe të vlerësojmë, – ka vijuar ai. – U kemi lënë në dorë trajnerëve në përzgjedhjen e stafeve.” Në përfundim, presidenti i FSHV-së, Erlind Pëllumbi, ka shpalosur edhe synimet me ekipet kombëtare. “Shpresojmë që do të kalojmë turin e parë. Ne e shohim të mundshëm si kualifikim, pastaj të shohim. Por që dëshirat dhe objektivat tona këto janë”, – ka përfunduar ai.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh