Gjergj Vyshka 06.03.2017 07:55
Partizani në volejboll për meshkuj, që stërvitet e drejtohet nga Ylli Tomori, pas Kupës së Shqipërisë të premten në mbrëmje në “Asllan Rusi”, tashmë i ka shtuar vetes dhe një tjetër trofe.
Të shtunën e të dielën kjo skuadër ka qenë pjesëmarrëse në Drenicë, ndërsa për Kupën “Adem Jashari” kanë qenë edhe skuadra vendëse, Prishtina dhe Shutova e Maqedonisë.
Partizani në gjysmëfinale ka mundur 3-0 Prishtinën, kurse dje në finale ka mundur 3-0 Drenicën R&Rukollin. Në vendin e tretë është renditur Shutova, që me të njëjtin rezultat ka mundur Prishtina Volejin.
Dhe lojtari më i mirë i këtij turneu është shpallur volejbollisti i Partizanit, Klaudio Qerraxhija. Tashmë Partizani në kampionat do të jetë pushim për t’u përgatitur për sfidën e ardhshme me Studentin.