Gjergj Vyshka 17.11.2016 08:00
Federata Shqiptare e Volejbollit ka lajmëruar se kryendeshja e javës së 8-të Partizani-Farka Volej, e parashikuar për t’u luajtur të premten në ora 18:00 në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, do të zhvillohet sot në të njëjtën kohë.
Kjo për arsye se salla kryesore duhet të jetë e boshatisur dhe gati për ndeshjen e Eliminatoreve të Evropianit të Basketbollit të Femrave, Shqipëri-Mali i Zi, që do të luhet të shtunën, duke nisur nga ora 18:00.
Dhe sipas drejtorit të Departamentit të Sportit në TVSH, Pano Xhixho, kjo ndeshje do të transmetohet direkt në TVSH 2 dhe RTSH Sport. Ndeshjet e tjera të javës së 8-të do të luhen të shtunën.