Gjergj Vyshka 08.02.2017 11:10
Fundjavën e kaluar janë luajtur edhe ndeshjet e fazës së grupeve të Kampionatit Kombëtar të Paratërinjve në Volejbolli, takime që janë luajtur të shtunën dhe të dielën, në Pallatin e Sportit “Tomor Sinani” të Elbasanit.
Elbasani ka pasur numrin më të madh të skuadrave, sepse përveç skuadrës së klubit, Shoqata me të njëjtin emër është prezantuar me dy ekipe. Jo vetëm kaq, por kanë qenë pjesëmarrëse Farka Volej, Tirana, Skënderbeu, Flamurtari dhe Iliria.
Në përfundim të ndeshjeve në grupin A janë kualifikuar për në fazën finale të kampionatit, që do të luhet me sistem grumbullimi më 27 dhe 28 maj 2017, Farka Volej dhe Shoqata Elbasani 1.
Kurse në grupin B të njëjtën gjë e kanë fituar skuadra e klubit të Elbasanit dhe Iliria. E tashmë kanë mbetur vetëm dy grupet e Tiranës, në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” dhe në palestrën e Klubit Shumësportësh “Partizani”, për të mbyllur këtë fazë.
Para ë rejat fazën e tyre finale teksa do të jenë tetë skuadra do ta luajnë me sistem grumbullimi më 20 dhe 21 maj sipas kësaj formule: dy të grupit A me dy të grupit C dhe dy të grupit B me dy të grupit D.
E në këto kushte volejbolli shqiptar vijon të jetë në parket me të gjitha grupmoshat.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Paratërinj
Grupi A
Dita e parë
(4 shkurt 2017)
Tirana – Shoqata Elbasani 1 1-2
Farka Volej – Skënderbeu 2-1
Shoqata Elbasani 1 – Skënderbeu 2-0
Dita e dytë
(5 shkurt 2017)
Tirana – Farka Volej 0-2
Farka Volej – Shoqata Elbasani 1 2-0
Skënderbeu – Tirana 0-2
Renditja përfundimtare:
Nr. Skuadra Pikë Setet
- Farka Volej 6 6-1
- Shoqata Elbasani 1 4 4-3
- Tirana 3 3-4
- Skënderbeu 1 1-6
Grupi B
Dita e parë
(4 shkurt 2017)
Elbasani – Flamurtari 2-0
Iliria – Shoqata Elbasani 2 2-0
Flamurtari – Elbasani 2 2-0
Dita e dytë
(5 shkurt 2017)
Elbasani – Iliria 2-0
Shoqata Elbasani 2 – Elbasani 0-2
Iliria – Flamurtari 2-0
Renditja përfundimtare:
Nr. Skuadra Pikë Setet
- Elbasani 6 6-0
- Iliria 4 4-2
- Flamurtari 2 2-4
- Shoqata Elbasani 2 0 0-6