Gjergj Vyshka 10.05.2016 14:25
Në një status në profilin e tij në rrjetin social, “Facebook”, Erjon Mujo, një tjetër gjyqtar ndërkombëtar që është larg gjykimeve vendëse, ka vlerësuar punën e Federatës së Volejbollit të Kosovës.
“Në radhë të parë desha të përgëzoj Federatën e Volejbollit të Kosovës për dëshirën që ka për të çuar përpara volejbollin dhe gjykimin duke gjetur njerëzit e duhur për zhvillimin e gjykimit”, – ka shkruar ai.
“Kjo është një shuplakë për FSHV-në që njerëzit i ka brenda dhe nuk i shfrytëzon, – ka vijuar Mujo. – Në radhë të dytë desha t’i rikujtoj kolegëve të mi gjyqtarë që një turk në vit nuk ju mjafton të bëheni ndërkombëtar!”
“Po nuk pati mbledhje të vazhdueshme të komisionit të gjykimit, Kosova shumë shpejt do na e kalojë edhe në nivel ndërkombëtar, – ka paralajmëruar ai. – Dhe do e meritojë plotësisht, sepse kush ka dëshirën dhe pasionin për të punuar është i destinuar për të ecur përpara. Suksese!”