AlbanianSport.com 05/08/2018 23:55
ASNN – Kosova në volejbolli e plazh ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm me dyshen e në Kampionatin Ballkanik të Nën-20-vjeçarëve. Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) bën të ditur se Valmira Ramadani dhe Rinesa Hasani kanë rrëmbyer medaljen e artë.
“Kosova ka arritur që të fitoj për herë të parë Kampionatin Ballkanik në volejbollin e plazhit për Nën-20-vjeçaret, – ka njoftuar FVK-ja. – Për meshkujve, fituese është shpallur Turqia.”, thotë FVK. Kështu, për 4 ditë me radhë, është mbajtur në Kosovë Kampionati Ballkanik i Volejbollit në plazh për këtë grupmoshë, për meshkuj dhe femra.
Në këtë Kampionat, pjesëmarrëse ishin katër vende të gadishullit e, më konkretisht, Shqipëria, Bulgaria, Turqia dhe Kosova. Të dielën, në ditën e fundit të Kampionatit janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale dhe finale. Dyshja nga Kosova Valmira Ramadani dhe Rinesa Hasani kanë arritur që të fitojnë për herë të parë medaljen e artë ballkanike.
Ato kanë mposhtur në finale dyshen tjeter nga Kosova, Julinda Idrizi/Dhurata Sylejmani. Vendi i tretë i ka takuar dyshes bullgare Duleva/Gadzheva. Për meshkuj, vendi i parë i ka takuar ekipit të parë të Turqisë të cilët kanë mundur në finale ekipin bullgar.