AlbanianSport.com 03.08.2015 08:00
ASNN – Shqipëria është rikthyer të konkurrojë në arenën ballkanike me Kombëtaren së Të Rinjve, që po merr pjesë, pas 3 vjetësh mungesë, në Kampionatin e gadishullit të kësaj grupmoshe, që po i zhvillon ndeshjet në kryeqytetin e Turqisë, Ankara. Kuqezinjtë janë në grupin A, me Turqinë, Greqinë dhe Maqedoninë.
Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për të rinj, që drejtohet nga trajnerët Arben Sako e Dritan Bardhi, e cila ishte mundur të shtunën 0-3 përballë përfaqësueses vendase, në ndeshjen e parë të Grupit A, ka vijuar të mundet me të njëjtat shifra edhe në takimin e dytë, përballë Greqisë.
Ajo që duhet theksuar është se, ndryshe nga humbja me Turqinë, ndeshja me grekët ka parë një nivel më të lartë loje dhe pikësh. Në dy setet e para, Shqipëria ka qenë më luftarake dhe është ndëshkuar nga mungesa e përvojës dhe shpërqendrimi, duke e humbur setin e parë 21-25.
Seti i dytë ka qenë i luftuar nga fillimi deri në fund dhe grekët arrijnë ta marrin atë vetëm në fund, 23-25. Seti i tretë ka parë një Shqipëri të lodhur dhe të demoralizuar dhe Greqia e fiton atë 25-16 dhe gjithë takimin 3-0. Sot kuqezinjtë do të ndeshen me Maqedoninë, e cila i ka humbur me të njëjtin rezultat, 1-3, të dy takimet e para.
Kampionati Ballkanik
i Volejbollit – Të Rinj
(Ankara 2015)
Grupi A
Të shtunën:
Shqipëri – Turqi 0-3
(16-25, 18-25, 22-25)
Greqi – Maqedoni 3-1
(25-17, 25-15, 22-25, 25-18)
Të dielën:
Turqi – Maqedoni 3-1
(25-12, 25-12, 22-25, 25-14)
Shqipëri – Greqi 0-3
(21-25, 23-25, 16-25)
Të hënën:
Maqedoni – Shqipëri (14:00)
Turqi – Greqi (15:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Turqia 2 2 0 6-1 6
- Greqia 2 2 0 6-1 6
- Maqedonia 2 0 2 2-6 0
- Albania 2 0 2 0-6 0
Grupi B
Të shtunën:
Serbi – Rumani 3-2
(21-25, 22-25, 27-25, 25-12, 15-13)
Të dielën:
Serbia – Bosnjë-Hercegovinë 3-0
(25-10, 25-15, 25-14)
Të hënën:
Bosnjë-Hercegovinë – Rumani (16:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Serbia 2 2 0 5-2 5
- Rumania 1 0 1 2-3 1
- Bosnjë-Hercegovina 1 0 1 0-3 0