Gjergj Vyshka 28.09.2016 09:45
Të premten volejbolli shqiptar me derbin e meshkujve Partizani-Tirana, në ora 18:30 në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” do të nisë kampionatin e 71-të kombëtar si për meshkuj, ashtu dhe për femra.
Ka pasur një rrudhje të skuadrave pas largimit të Gramshit për meshkuj dhe të Studentit për femra, por kjo nuk e ka ndalur presidentin e Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, që t’i drejtohet me një urim të gjithë komunitetit të rrjetës shqiptare duke nisur nga lojtarët, trajnerët, gjyqtarët e deri te anëtarët e kryesisë.
Kampionati i 71-të Kombëtar i Volejbollit
Kalendari i javës së parë:
Femra – Grupi A1
E shtunë 1 tetor 2016:
Skënderbeu – Vllaznia ora 11:00
Teuta – Tirana ora 17:00
Elbasani – Partizani ora 14:00
Barleti Volej – Lushnja ora 13:00
Femra – Grupi A2
E shtunë 1 tetor 2016:
Studenti – Divjaka ora 11:00 (?)
Korabi – Apolonia ora 11:00
Flamurtari – Minatori ora 13:30
Meshkuj
E premte 30 shtator 2016:
Partizani – Tirana ora 18:30
Elbasani – Erzeni ora 16:00
E shtunë 1 tetor 2016:
Studenti – Skënderbeu ora 15:00
Farka Volej – Teuta ora 18:30