ASNN – Faza e dytë e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj ka nisur mjaft mirë për Vllazninë. Kjo skuadër, e drejtuar me mjaft kompetencë nga trajneri Artan Kalaja, që ka meritën kryesore në përgatitjen serioze të këtij ekipi, ka arritur fitoren e dytë radhazi.
Pas fitores në fushë të huaj ndeshjen e shkuar ndaj Farka Volejit, 1-3, dje Vllaznia ka bërë viktimë Elbasanin, të cilën e ka mundur pasditen e së mërkurës në “Qazim Dervishi” pastër 3-0. Ballafaqimi me elbasanasit kishte vetëm një protagonist në fushën e lojës.
Ajo ishte Vllaznina e Shkodrës, e cila me përjashtim të setit të dytë, ku mobilizimi më i madh i miqve, përfshirë edhe ndonjë episod të gjyqtarëve, fiksoi shifrat 26-24, në dy setet e tjera ka dominuar gjithçka. Ka qenë e njëjta shifër në setin e parë dhe të tretë, 25-16, dhe krejtësisht 3-0 për Vllazninë.
Për t’u theksuar është se trajneri shkodran Kalaja nuk kishte në dispozicion të tij për këtë ndeshje për arsye shëndetësore dy nga volejbollistët më të mirë, Rrashketën dhe Nikolin Qafarenën. Ndërkohë, përpos pikëve të plota të marrë në këtë ndeshje, trajneri Kalaja pati mundësinë të aktivizoi edhe elementin e ri, si dhe të aplikojë vendosje të reja taktike në formacionin e tij.
Vllaznia – Elbasani 3-0
(25-16, 26-24, 25-16)
Vllaznia: Miloti, Jukni, Taflaj, A.Qafarena, Tatar, K.Kola, R. Kola (L) /Lloshi, Preka. Trajner: A.Kalaja
Elbasani: Çeta, Kallajxhiu, Çullhaj, Agushi, Baka, Gaçi, Bakiri / Tollumi. Trajner: F.Lushnjari
Gjyqtarë: Ç. Kojku, A. Nuri(Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 9-të
(17 shkurt 2016)
Vllaznia – Elbasani 3-0
Tirana – Skënderbeu 3-0
Teuta – Studenti 2-3
Farka Volej pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Tirana 8 7 1 22-5 21
- Vllaznia 8 6 2 18-11 17
- Teuta 8 5 3 19-14 15
- Studenti 7 5 2 17-10 14
- Farka Volej 7 3 4 13-12 10
- Skënderbeu 8 1 7 4-21 3
- Elbasani 8 0 8 4-24 1