Gjergj Vyshka 01.02.2015 20:25
Në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” Vllaznia më së fundi e ka marrë fitoren e parë në Kupën e Shqipërisë. Ka mundur Tirana Team Volej, teksa vetëm në setin e parë ka pasur vështirësi, më pas në dy të tjerët trajneri Kalaja ka aktivizuar dhe rezervat.
Në këtë ndeshje pikëshënuesit më i mirë është A. Qafarena me 12 pikë, i shoqëruar nga N.Qafarena me 11 pikë. Në bllok ka dalë fitues Daniku me tre mure të forta, kurse në shërbim ka dalë fitues N. Qafarena me katër të sakta, i ndjekur nga A. Qafarena me 3 të sakta.
Në total Tirana Team Volej ka shënuar 45 pikë, prej të cilave 27 vetë, kurse 18 pikë kanë ardhur nga gabimet e shkodranëve. Në krahun tjetër Vllaznia ka realizuar 75 pikë në tre sete, prej të cilave 53 vetë, kurse 22 pikë kanë ardhur nga gabimet Tirana Volej Team.
Tirana Volej Team – Vllaznia 0-3
(19-25, 12-25, 14-25)
Tirana Team Volej: Myrto, Kupi, Baruti, Martiro, Shehu, Bici, Dushku (L) / Sheldia, Seferi (L), Dibra. Trajner: A. Hajdari
Vllaznia: Çekini, Taflaj, R. Kola (L), A. Qafarena, N. Qafarena, Jukni, Daniku / K. Kola, Lloshi, Gjoklaj. Trajner: A. Kalaja
Gjyqtarë: R. Omari, E. Kurti (Tiranë)