AlbanianSport.com 11/12/2017 11:45
ASNN – Vllaznia i ka dhënë leksion Tiranës, teksa e ka mundur pastër 3-0 në “Farie Hoti” në ndeshjen e fundit kualifikuese për në Kupën e Shqipërisë. Në fakt të dyja skuadrat kanë qenë të kualifikuar për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, ndërsa kjo ndeshje ka vlejtur për të ndarë vendin e parë dhe të dytë në grup.
E shkodranët e Mikopulit, të cilët e kanë kontrolluar ndeshjen nga fillimi deri në fund, kanë fituar pastër 3-0. Tirana duket se vazhdon të vuajë mungesën e organizatorit Xhija, apo dhe të lojtarit të qendrës Ndoni, ndërsa Ferhati, Gaxiri, Gega e Sotir kanë qenë pak.
Dhe ndërrimet e kryera nuk e kanë ndihmuar skuadrën e Kojës të bëjë përmbysjen. Përkundrazi Vllaznia ka qenë në superformë, ndërsa përveç Qafarenës, Gjoklajt e Rrashketës, ka rënë në sy loja e shkëlqyer e Prekës dhe Talajt, pa harruar këtu dhe organizimin e Çekinit dhe lojën e liberos Kola.
23-25 seti i parë, ndërsa diferencat kanë qenë të dukshme në setin e dytë, të cilin Vllaznia e ka fituar 25-10. Dhe të tretin 25-20 dhe në përfundim 3-0. E kaq mjafton që Koja të ngrejë zërin me lojtarët e tij në fund të ndeshjes. Por gjithsesi tashmë Vllaznia e Tiranë janë gjysmëfinaliste
Tirana – Vllaznia 0-3
(23-25, 10-25, 21-25)
Tirana: Gaxhiri, Sheldija, Gega, Ferhati, Sotir, Peçi, Kasemi (L), Joanidhi (L) / Zeqiraj, Kapidani, Haxhimihali, Batalli, Vasili. Trajner: I. Koja
Vllaznia: Talaj, Preka, Gjoklaj, Çekini, Qafarena, Rrashketa, Kola (L) / Miloti. Trajner: A. Mikopuli
Gjyqtarë: A. Shehu, T. Zguri (Tiranë)