Volejboll – Meshkuj / Vllaznia “hakmerret” ndaj Farka Volejit në Kupë

Share Button

Volejboll-Meshkuj-Farka-Volej-Tirana-rreshtim-Kupe-2015

Gjergj Vyshka 16.12.2015 16:10

Duket se dje ka qenë dita e volejbollit shkodran. Pas fitores të vajzave kuqeblu në mbrëmjen e djeshme në Sallën Sportive “Farie Hoti” në kryeqytet ndaj Partizanit, vetëm në një tjetër mjedis sportiv të Tiranës, tashmë Pallatit i Sportit “Asllan Rusi”, djemtë shkodran arrijnë një tjetër sukses. Kanë mundur Farka Volejin në ditën e parë të fazës eliminatore të grupit A të Kupës së Shqipërisë, thellësisht dhe pastër 3-0, ndërsa kështu janë hakmarrë për atë humbje të fazës së parë në kampionat me të njëjtin rezultat.

Qafarenat, Rrashketa, Çekini, Jukni, Miloti e të tjerë e kanë sfiduar Farkën në çdo drejtim, ndërsa kjo skuadër është duke kaluar momente të vështira. E vërteta është se në harkun kohor të gati dhjetë ditëve ka luajtur tre ndeshje të forta, të cilat për fatin e keq të skuadrës së Dritan Bardhit nuk kanë shkuar mirë. Sepse pas tre humbjeve radhazi në kampionat, 2-3 me Teutën, 1-3 me Studentin dhe 0-3 me Tiranën, tashmë ka ardhur dhe kjo humbje në Kupën e Shqipërisë ndaj Vllaznisë.

Me përjashtim të Koçit, i cili mundohet të bëjë maksimumin me gjuajtjet e tij, e gjithë pjesa tjetër e skuadrës duket se është plotësisht në hije. E kjo që nga organizatori Deliu, tek shuteri Qepa, apo dhe Bajrami, Nimani, Metani e libero Bërdufi. Vllaznia dje nuk ka lëshuar për asnjë moment, ndërsa pikë pas pike ia ka dalë të jetë fituese e ndeshjes. Në setin e parë Vllaznia ka fituar disi me vështirësi 25-22, por në të dytën gjithçka ka qenë më e lirë për shkodranët, sepse kanë fituar 25-17.

Edhe i treti është me vështirësi për Vllazninë, por që gjithsesi të besuarit e Artan Kalajës ia kanë dalë. 25-21 dhe krejt ndeshja 3-0. Për t’u evidentuar është fakti se luajtja e këtyre ndeshjeve në ora 19:00 në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” është jashtë çdo mundësie për t’i kërkuar maksimumin lojtarëve. Sepse fitojnë ata që janë të fortë dhe rezistentë ndaj të ftohtit, ndryshe ngrin dhe del jashtë parketit. Përtej kësaj Vllaznia ia ka dalë të jetë fituese e sot pret ndeshjen me Studentin për të qenë e sigurtë në kalimin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

 

Vllaznia – Farka Voleji        3-0

(25-22, 25-17, 25-21)

 

Kupa e Shqipërisë

Volejboll – Meshkuj

Kalendari i fazës çerekfinale

 

Grupi A

(“Asllan Rusi” – Tiranë)

 

Të martën:

Vllaznia – Farka Volej         3-0

Studenti                                 pushim

 

Të mërkurën:

Studenti – Vllaznia              ora 19:00

Farka Volej                            pushim

 

Të enjten:

Farka Volej – Studenti        ora 19:00

Vllaznia                                 pushim

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         H.        Setet               Pikë

  1. Vllaznia 1          1          0          3-0                  3
  2. Farka Voleji 1          0          1          0-3                  0
  3. Studenti 0          0          0          0-0                  0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

AlbanianSport.com 14/03/2024 13:35 ASNN – Shefja e Klubit Shumësportësh të Tiranës, Deborah Keçi,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh