Një fitore të pastër me rezultatin 3-0 ka realizuar Vllaznia në volejboll për meshkuj këtë fundjavë.
Kuqeblutë e drejtuar nga Mark Kroqi mundën dje Skënderbeun në një ndeshje të dominuar totalisht.
Kjo shikohet qartë edhe nga shifrat e seteve përkatëse duke mos e lënë kundërshtarin të kalojë mbi 16 pikë të shënuara, e më konkretisht, 25-16, 25-15 dhe 25-16.
Megjithatë vajtja në “play-off”-in final për titull “kampion” duket e vështirë për Vllazninë. Ndonëse kur në lojë janë dhe pikët e dy javëve kampionat.
Vllaznia – Skënderbeu 3-0
(25-16, 25-15, 25-16)
Vllaznia: Rrashketa, N.Qafarena, Çekini, Miloti, Jukni, Kola, Taflaj, Lloshi, Drinazi, Preka, Xhorxheviç. Trajner: M. Kroqi
Skënderbeu: Haxhillazi, Caci, Ndardhari, Musaka, Pira, Dragoi, Toska, Shëllira, Dhimitri, Çerçiz, Lumani, Shishi. Trajner: A. Prifti
Gjyqtarë: T. Zguri (Tiranë), R. Kuka (Vlorë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 16-të
(25-27 mars 2017)
Të shtunën:
Studenti – Farka Voleji 3-1
Elbasani – Tirana 0-3
Vllaznia – Skënderbeu 3-0
Të hënën:
Erzeni – Partizani ora 18:00
Teuta pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Partizani 13 12 1 37-6 36
- Farka Volej 14 11 3 36-14 33
- Studenti 14 11 3 33-19 31
- Tirana 15 10 5 34-20 29
- Vllaznia 14 7 7 30-23 24
- Erzeni 13 6 7 26-24 19
- Skënderbeu 15 2 13 7-41 6
- Teuta 13 2 11 9-35 5
- Elbasani 13 1 12 7-38 3