Vllaznia ka forcuar kryesimin në volejbollin e meshkujve, por ka vuajtur për të mundur Teutën mbrëmë në “Qazim Dervishi”, në takimin e vlefshëm për javën e 19-të të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj.
Sepse durrsakët kanë marrë setin e parë 19-25. Më pas Vllaznia përmbys rrufeshëm, 25-21 dhe 25-17. Dhe në të katërtin ka luftë të ashpër, sepse Teuta kërkon ta çojë ndeshjen në setin final, kurse Vllaznia ta mbyllë atë.
Kanë fituar shkodranët në pikët shtesë, 26-24 dhe në përfundim, 3-1 për kuqeblutë e trajnerit Artan Kalaja.
Vllaznia – Teuta 3-1
(19-25, 25-21, 25-17, 26-24)
Vllaznia: Miloti, Rrashketa, Tatar, N. Qafarena, K. Kola, A. Qafarena, R. Kola / Jukni, Taflaj, Çekini, Gjoklaj, Prenga. Trajner: A. Kalaja
Teuta: A. Dashi, Kolea, J. Dashi, Moku, Vora, Uruçi, Nazifi / Bardhi. Trajner: L. Marangoni
Gjyqtarë: A. Shehu, E. Zenullari (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 19-të
(2 prill 2016)
Vllaznia – Teuta 3-1
Farka Volej – Studenti 1-3
Elbasani – Skënderbeu 0-3
Tirana pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Vllaznia 17 13 4 43-23 38
- Studenti 16 12 4 40-21 35
- Tirana 16 10 6 37-20 33
- Farka Volej 16 10 6 35-23 29
- Teuta 16 9 7 34-30 25
- Skënderbeu 17 3 14 12-43 9
- Elbasani 16 0 16 7-48 2