Gjergj Vyshka 01.10.2016 14:20
Ajo që binte në sy ishte fakti që Elton Tukseferi është regjistruar si lojtar, madje dhe kapiteni i skuadrës. Por trajneri i Partizanit, Ylli Tomori, ka pranuar se nuk është më lojtar.
“Sot, – ka thënë Tomori në përfundim të ndeshjes, – kam qenë i detyruar që të bëjë disa lëvizje. Së pari kemi qenë me forca mangët, sepse Kono është në Gjermani, Kasa është i dëmtuar, Ledio Martiro po kështu.”
“E si rrjedhojë kemi pasur dhe lojtar në pozicionet e tyre jo natyrale, – ka vijuar veterani i stolit shqiptar të rrjetës. – Arapi është talent dhe i bën të gjitha rolet, por shumë shpejt do ta shihni Partizanin e vërtetë.”
“Është fat që jemi kthyer në këtë skuadër pas 12 vjetësh mungesë, sepse Partizani është emër legjendë. Objektivat tona janë për kampion dhe ne do të presim dhe përforcime të tjera gjatë rrugës”, – ka përfunduar trajneri i Partizanit, Ylli Tomori.