Gjergj Vyshka 04.03.2017 22:05
Trajneri i Vllaznisë, Mark Kroqi, i cili njëkohësisht dhe shefi i klubit kuqeblu të shumësportëshit, ka treguar se ky ishte fati i skuadrës në këtë finale. “Ajo që ndodhi me Qafarenën në shërbim në pikën e fundit i ndodh dhe lojtarëve më të mëdhenj”, – ka thënë ai.
“Ne kemi bërë një ndeshje shumë të mirë dhe me pak fat mund ta fitonim. Sa për setin e katërt mendoj që skuadra hyri në vetëkënaqësi e më pas u përpoq të rikuperonte gjithçka. Nuk ka mbaruar, jeta vazhdon dhe kampionati vazhdon e Vllaznia përsëri do të jetë si në këtë finale”, – përfundoi Kroqi.