Gjergj Vyshka 04.02.2017 22:05
Pas fitores në 3 sete në derbi ndaj Tiranës, trajneri i Partizanit, Ylli Tomorri, ka folur edhe përforcimin më të fundit, ukrainasin Artur Stepashkin “Ai është një lojtar i mirë, që do orët e veta për t’u përshtatur me ekipin, – ka thënë trajneri. – Ka vetëm dy javë që ka ardhur dhe nuk është e lehtë të jetë njësh me të gjithë skuadrën.”
“Është pritës i mirë i topit dhe në momentin që nuk ishte mirë unë e ndërrova me një lojtar të skuadrës me të cilën kam përballuar pjesën më të madhe të sezonit, – ka vijuar ai. – Mos harroni që tek Partizani këdo që të heqësh, apo të fusësh në fushë, janë të gjithë për titullarë.”
“Dhe Stepashkini ka ardhur me qëllimin final për titullin “kampion”. Sigurisht në të mirë të zhvillimit të volejbollit shqiptar do ta kisha dëshirë të kisha dhe Dinamon përballë. Sepse të them të drejtën jam nostalgjik, pasi titujt “kampion” të pafituara nga Partizani kanë mbetur që nga koha ime. Pra ky është qëllimi final i skuadrës”, – përfundon Tomorri.