Gjergj Vyshka 09.03.2016 13:25
Trajneri Tomorri: “Kanë nevojë të luajnë edhe të rinjtë, sepse ka një ngjeshje të programit të mërkurë e të shtunë dhe nuk ka më kohë për aktivizimin e tyre. S’është puna e lodhjes më tepër sesa që ata duhet të luajnë.” Studenti e ka fituar ndeshjen e fundit të fazës së dytë me Skënderbeun në “Asllan Rusi”, 3-1, por ajo çfarë ka prodhuar parketi tregon se kampionët në fuqi e kanë pasur të vështirë me korçarët.
Më saktë ia kanë bërë të vështirë punën vetes, aq sa për të rregulluar gjithçka, sidomos në setin e katërt, trajneri Tomorri thërret përvojën e Tukseferit dhe të Kasës, apo dhe të bullgarit Ivanov për të mbyllur ndeshjen, që ashtu siç po ecte mund të kishte pasoja të tjera. Për Tomorrin ndeshja me Skënderbeun ishte momenti më i mirë për të aktivizuar të rinjtë, apo ato që kanë luajtur pak.
“Shiko, kanë nevojë të luajnë edhe të rinjtë, aq më tepër që tashmë është ngjeshur programi, sepse kemi ndeshje të mërkurë e të shtunë. Nuk është thjesht çështja e lodhjes së titullarëve, por sepse jemi përpara faktit që kemi finalet e Kupës së Shqipërisë, apo dhe “play-off”-in e kampionatit, dhe kohë tjetër për t’i aktivizuar nuk ka. Kështu që ata duhet të luajnë”, ka theksuar Tomorri në përfundim të ndeshjes me Skënderbeun.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 14-të
(4-8 mars 2016)
Teuta – Elbasani 3-0
Tirana – Farka Volej 0-3
Studenti – Skënderbeu 3-1
Vllaznia pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Studenti 12 10 2 32-13 28
- Vllaznia 12 9 3 29-17 26
- Tirana 12 7 5 26-17 23
- Farka Volej 12 7 5 25-18 21
- Teuta 12 7 5 26-22 20
- Skënderbeu 12 2 10 9-31 6
- Elbasani 12 0 12 7-36 2