AlbanianSport.com 10.11.2015 15:15
ASNN – Një sfidë e vështirë, pasi kundërshtari është i një niveli më superior, por një mundësi mjaft e mirë për të matur forcat me volejbollin ballkanik dhe evropian të meshkujve.
Kështu e ka cilësuar trajneri i kampiones së Shqipërisë, Studentit, Ylli Tomorri, sfidën me serbët e Spartakut të Ljigut, të vlefshme për turin e dytë të veprimtarisë së dytë ytë volejbollit të klubeve të kontinentit, që njihet si “Challenge Cup”.
Studenti, kampionia në fuqi e volejbollit shqiptar, do të ketë përballë në turin e dytë të “Challenge Cup” serbët e “Spartak Ljigut dhe për trajnerin Ylli Tomorri, shorti nuk u tregua bujar me ekipin e tij.
Por trajneri Tomorri premton maksimumin nga ana e skuadrës së tij. Për trajnerin e ekipit shqiptar, kjo përballje me serbët do të jetë thjesht një ndeshje sporti. Ndeshja e parë midis Studentit dhe Spartak Ljigut do të luhet më 12 nëntor në “Asllan Rusi” dhe pas rreth një jave në Serbi.