Gjergj Vyshka 28.12.2014 11:35
Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Meshkuj ka luajtur dje javën e parafundit të fazës së tij të dytë.
Ajo që bie në sy është fakti i fitores së parë të Skënderbeut në Elbasan. Duket sikur është fotokopje e ndeshjes së Korçës, sepse atje pati fituar Elbasani, 3-2.
Ndërkohë Tirana e Studenti janë treguar të pandalshëm, ndërsa kanë fituar pastër, 3-0, përkatësisht ndaj Vllaznisë dhe Farka Volejit.
Tashmë volejbolli e luan të fundit të fazës së dytë më 30 dhjetor, kurse Studenti është zyrtarisht “kampion” i dimrit.
ELBASANI – SKËNDERBEU 2-3
(26-24, 23-25, 25-15, 21-25, 13-15)
ELBASANI: Kallajxhiu, Zenelhoxha, Agushi, Çullhaj, Gashi, Biba.
SKËNDERBEU: Haxhillari, Caci, Ndardhari, Bujari, Musaka, Dedaj / Dhimitri, Jatagani, Beqiraj, Kame, Sheshi.Trajner: A. Prifti
GJYQTARË: F. Mujo, E. Zenullari (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 13-të
(27 dhjetor 2014)
Elbasani – Skënderbeu 2-3
Tirana – Vllaznia 3-0
Studenti – Farka Volej 3-0
Teuta pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Studenti 12 11 1 34-9 33
- Tirana 11 9 2 28-14 25
- Teuta 11 7 4 24-17 22
- Vllaznia 11 6 5 22-16 18
- Farka Volej 10 4 6 15-20 11
- Skënderbeu 11 1 10 12-32 5
- Elbasani 12 1 11 8-35 3