AlbanianSport.com 15.02.2015 12:30
ASNN – Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Meshkuj ka luajtur dje dy takime të tjera të javës së tij të 15-të dhe të dyja rezultatet kanë qenë surprizë pasi Tirana ka kapërcyer atë eliminim të papritur përballë Farka Volejit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, duke mundur në 5 sete Studentin.
Skuadra e trajnerit Arben Sako ka marrë kështu një fitore 3-2 ndaj rivalëve të drejtuar nga homologu Ylli Tomori dhe tashmë janë konfirmuar në vendin e dytë, me 30 pikë, 4 më pak sesa kampionët në fuqi, por 5 më tepër sesa Teuta e vendit të 3-të. Kjo e fundit është treguar zemërgjerë dje, duke u mundur 1-3 në Shkodër nga Vllaznia, rezultat ky që i bën kuqeblutë të sigurt për vendin në “play-off”
Shkodranët kanë 21 pikë dhe duken të paarritshëm nga ringjallja e Farka e Volejti, që luan sot ndaj Elbasanit. Skuadra e trajnerit Dritan Bardhi, e cila ka 13 pikë, ka rezultuar të jetë surpriza e këtij sezoni, pasi, përtej të qenit në vendin e 5-të të renditjes, ka arritur deri në finalen e Kupës së Shqipërisë, ku në çerekfinale mposhti Vllazninë, në gjysmëfinale Tiranën, por u mund në finale nga Studenti.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 15-të
(14-15 shkurt 2015)
Të shtunën:
Vllaznia – Teuta 3-1
Studenti – Tirana 2-3
Skënderbeu – pushim
Të dielën:
Farka Volej – Elbasani (ora 17:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Studenti 13 11 2 36-12 34
- Tirana 13 11 2 34-17 30
- Teuta 13 8 5 28-20 25
- Vllaznia 12 7 5 25-17 21
- Farka Volej 11 4 7 16-23 11
- Skënderbeu 12 1 11 12-35 5
- Elbasani 12 1 11 8-35 3