AlbanianSport.com 12.03.2017 13:45
ASNN – Skënderbeu dhe Tirana, në volejboll për meshkuj, dje kanë luajtur një ndeshje thuajse miqësore në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla”, pasi nuk ka zgjatur më shumë se 60 minuta. Korçarët kanë qenë të dorëzuar pa u futur në parket, ndërsa Tirana ka fituar pastër 3-0.
Të 3 setet kanë qenë thuajse fotokopje të njëra-tjetrës, ku kryeqytetasit nuk e vunë asnjëherë në dyshim fitoren në këtë ndeshje në fushë të huaj. Seti i parë fillon 3-8 për Tiranën dhe më pas 6-13, 10-17 dhe në fund krejt seti do të përfundonte 15-25 për bardheblutë. Edhe seti i dytë ka të njëjtën pamje, vetëm se Skënderbeu shënon disa pikë më shumë se në setin e parë.
5-9, 11-16, 14-21, kanë qenë disa nga rezultatet e këtij seti, ndërkohë që 18-25 është rezultati përfundimtar. Seti i 3-të ka qenë edhe më i lehtë për miqtë, që mendojnë ta mbyllin sa më parë dhe të largohen drejt Tiranës, pasi dje ky takim ka qenë thjesht si një shëtitje. 14-25 do të mbyllej ky set dhe rezultati në fund 0-3 për Tiranën.
Skënderbeu – Tirana 0-3
(15-25, 18-25, 14-25)
Skënderbeu: Haxhillari, Caci, Ndardhari, Musaka, Pira, Dragoi, Toska, Shëllira, Dhimitri, Çerçiz, Lumani (L), Shishi (L). Trajner: A. Prifti
Tirana: Ferhati, Ndoni, Gega, Gaxiri, Peçi, Xhija, Sotir, Zeqiri, Sheldija, Bici, Kasëmi (L), Joanidhi (L). Trajner: I. Koja
Gjyqtarë: Ko. Gjoka, V. Sejati (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 14-të
(11 mars 2017)
Të shtunën:
Erzeni – Studenti 1-3
Elbasani – Farka Volej (E shtyrë)
Vllaznia – Teuta 3-0
Skënderbeu – Tirana 0-3
Partizani pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Partizani 12 12 0 36-3 36
- Farka Volej 12 10 2 32-11 30
- Studenti 12 9 3 27-17 25
- Tirana 13 8 5 28-18 24
- Vllaznia 12 6 6 25-20 20
- Erzeni 12 5 7 23-23 16
- Skënderbeu 13 2 11 6-35 6
- Teuta 13 2 11 9-35 5
- Elbasani 11 1 10 7-32 3