AlbanianSport.com 20.03.2016 21:55
ASNN – Skënderbeu vijon serinë e humbjeve, ndërkohë që Tirana dje ka fituar një ndeshje që duhet thënë se e kishte menduar të tillë qysh përpara fillimit të takimit. Në më pak se 60 minuta bardheblutë mbyllën takimin e djeshëm në Pallatin e Ssportit “Tamara Nikolla”, në një ndeshje më shumë se të lehtë, kjo falë edhe lojës së dobët të korçarëve.
Në asnjë set Tirana nuk e vuri në diskutim fitoren, ndërkohë që qysh në setin e parë gjithçka fillon me avantazhin e miqve 3-8, 5-14, 8-20 dhe në fund 12-25. Në setin e dytë Skënderbeu tregohet diçka më ndryshe në parket, teksa barazon shifrat në disa momente 7-7 dhe 10-10, por më pas gradualisht kryeqytetasit fillojnë të bëjnë diferencën dhe e mbyllin këtë set 20-25.
Seti i tretë dhe i fundit i ndeshjes është thjesht sa për formalitet, teksa Skënderbeu dorëzohet dhe nuk shënon më shumë se 12-të pikë. Ndërkohë që Tirana fiton 12-25. Si përfundim 0-3 për bardheblutë, që mbyllin me tre pikë një vizitë të lehtë në qytetin juglindor.
Skënderbeu – Tirana 0-3
(12-25, 20-25, 12-25)
Skënderbeu: Haxhillari, Sejati, Caci, Ndardhari, Pira, Musaka, Shishi (L) / Dhimitri, Jatagani, Beqiraj, Shërllira, Çerçiz. Trajner: A. Prifti
Tirana: Ferhati, Pepa, Rama, Batalli, Xhija, Kula, Kasëmi (L) / Kupi, Muça, Arapi, Baruti, Lundra. Trajner: I. Koja
Gjyqtarë: R. Mujo, E. Zenullari (Tiranë)