Volejboll – Meshkuj / Tirana, “leksion” Studentit, ja ndeshja & shifrat

Share Button

Volejboll-Meshkuj-Tirana-Studenti-1-3-sulm-2015

Gjergj Vyshka 24.03.2016 17:10

Tirana e ka nisur shpejt ndeshjen dhe është shkëputur në 8-5 ndaj Studentit. Më pas 13-10, 16-12, 17-15, 19-17. Dhe në rezultatin 19-18 është ndërprerë takimi sepse për tetë minuta kanë ikur dritat në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, si pasojë e një sistemi ndriçimi që është në atë sallë, atje ku dritat e fikura ndizen përsëri pasi të jenë ftohur. E kur pritej që kjo pauzë të ndryshonte ritmin e lojës së Studentit, Tirana e rikthyer në parket gjen vazhdimësinë.

23-21 dhe në fund 25-20. Seti i dytë dhe i tretë është një dialog i vazhdueshëm i sulmit bardheblu, që nuk fal në asnjë drejtim, ndaj një Studenti që duket se dje ka qenë në një ditë të errët. Ndërrime të shpeshta, por asnjëherë nuk përmirësojnë gjendjen në ekipin e Tomorrit. 8-6, 13-10, 16-11, 17-11, 24-15 dhe seti i dytë është në shifrat 25-17. 8-6, 12-9, 16-12 dhe tashmë Studenti i dorëzuar e detyron Tomorrin që të ulet në stol, sepse ka kuptuar që kjo ndeshje nuk ka kthim pas.

25-18 për Tiranën seti i tretë, ndërsa pika e fundit ka ardhur me shërbim nga Rama dhe 3-0 për bardhebluve në një mbrëmje magjike të së mërkurës. Pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes është Klodian Ferhati i Tiranës me 22 pikë i pasuar nga Troka i Studentit me 13 pikë, si dhe Rama i Tiranës me 12 pikë. Në bllok ka dalë fitues Malaj me 3 mure fituese pasuar nga Rama, Pepa, Ferhati të Tiranës dhe Ivanov i Studentit me dy mure fituese.

Në shërbim është dalluar Rama i Tiranës me dy rezultative, si dhe Pepa i Tiranës dhe Qerraxhija i Studentit me 1 të tillë. Në total, në tre sete, Tirana ka shënuar 75 pikë prej të cilave 59 pikë vetë, kurse 16 pikë kanë ardhur nga gabimet e Studentit. Në krahun tjetër Studenti në tre sete ka realizuar 57 pikë prej të cilave 43 pikë vetë, kurse 14 pikë kanë ardhur nga gabimet e Tiranës.

 

Tirana – Studenti      3-0

(25-22, 25-17, 25-18)

Tirana: Xhija, Rama, Kasemi (L), Batalli, Pepa, Ferhati, Kula / Arapi, Xhabrahimi, Lundra, Baruti. Trajner: I. Koja

Studenti: Tukseferi, Troka, Qerraxhija, Ivanov, Memia, Malaj, Gorenxa (L) / Çali, K. Martiro, Kono, Kasa, Muça (L). Trajner: Y. Tomorri

Gjyqtarë: R. Omari, T. Zguri (Tiranë)

Ndihmës: A. Broka, A. Nurja (Tiranë)

 

Kampionati Kombëtar

i Volejbollit – Meshkuj

 

Java e 17-të

(23 mars 2016)

 

Vllaznia – Skënderbeu       3-0

Farka Volej – Elbasani        3-0

Tirana – Studenti                 3-0

Teuta                                      pushim

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         H.        Setet               Pikë

  1. Vllaznia         15        11          4        37-20              33
  2. Tirana             15        10          5        35-17              32
  3. Studenti         14        11          3        35-17              31
  4. Farka Volej    14          9          5        31-20              26
  5. Teuta              14          8          6        30-25              23
  6. Skënderbeu  15          2        13          9-40                6
  7. Elbasani        15          0        15          7-45                2

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

AlbanianSport.com 14/03/2024 13:35 ASNN – Shefja e Klubit Shumësportësh të Tiranës, Deborah Keçi,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh