ASNN – “Djemtë e detit”, në një ndeshje maratonë prej më shumë se dy orësh, kanë eliminuar në mënyrë surprizë kuqeblutë, kurse kampionët janë lëshuar si “bisha” pas një seti të humbur ndaj bardhebluve.
Sfida tjetër gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë, Studenti-Tirana, edhe pse në setin e parë pati shkëndija me të vërtetë interesante, ku me atë fitore 25-19 të bardhebluve të drejtuar nga trajneri Ilia Koja, paralajmërimi ishte se mund të kishte dhe ndonjë surprizë si Teuta, në tre sete në vazhdim pati vetëm një ekip.
Ai ishte Studenti që nën dirigjimin e trajnerit të mirënjohur Ylli Tomorri arriti ta mposhtë në të gjithë drejtimet skuadrën kundërshtare, gjë për të cilën flasin edhe vete shifrat e këtyre seteve të fituara, 25-15, 25-11 dhe 25-14. Dhe në përfundim 3-1 dhe në finale përballë Teutës.
Studenti – Tirana 3-1
(19-25, 25-15, 25-11, 25-14)
Studenti: Tukseferi, Kasa, Gorenxa (L), Malaj, Troka, Ivanov / Çali, Vuldijev, Martiro, Memia, Muça. Trajner: Y. Tomorri
Tirana: Ferhati, Pepa, Rama, Xhija, Xhabrahimi, Kula, Kasemi (L) / Batalli, Lundra, Arapi, Baruti. Trajner: I. Koja
Gjyqtarë: E. Zguri, E. Dusha (Tiranë)
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Meshkuj
Kalendari i fazës finale:
(9-10 mars 2016)
Gjysmëfinalet:
Të mërkurën:
Vllaznia – Teuta 2-3
Tirana – Studenti 1-3
Të enjten:
Për vendet 3-4:
Vllaznia – Tirana ora 17:00
Finalja:
Teuta – Studenti ora 19:00
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Femra
Kalendari i fazës finale:
(11-12 mars 2016)
Të premten:
Barleti Volej – Vllaznia ora 17:00
Tirana – Teuta ora 19:00
Të shtunën:
Për vendet 3-4 ora 17:00
Për vendet 1-2 ora 19:00