Gjergj Vyshka 30.01.2016 07:05
Ditlevsen, danezi që bëri çudinë në parketin e Sallës Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, mund i vetëm kampionët në fuqi të rrjetës shqiptare, Studentin ndërsa shënon 41 nga 86 pikë në total për skuadrën arabe. Kështu, Tirana-Al Xhazira Sport Klub Abu Dabi është finalja e trofeut “Konad” në volejboll për meshkuj, që do të zhvillohet sonte në Sallën Sportive “Farie Hoti”. Ky ka qenë përfundimi i dy gjysmëfinaleve, që kanë mbajtur të mbërthyer për gati pesë orë të gjithë të pranishmit.
Pasi në dy ndeshje janë luajtur dhjetë sete dhe fituesit kanë dalë me set final. E kjo është meritë e Vllaznisë dhe Studentit, sepse janë ndeshur denjësisht me finalistët, por nuk kanë mundur të bëjnë dot hapin e madh për të qenë ata fituesit e ndeshjes. Një veprimtari që ka pasur angazhimin total të klubit shumësportësh “Studenti” me në krye shefin Blendi Nallbani, por dhe të Federatës Shqiptare të Volejbollit, atje ku presidenti Erlind Pëllumbi së bashku me të gjithë stafin janë kujdesur që kësaj veprimtarie të mos i mungojë asgjë.
Sepse një organizim perfekt në sy të arabëve, nisur kjo edhe nga marrëveshja që është bërë mes dy klubeve, apo dhe me Federatën Shqiptare të Futbollit, do të jetë një vlerësim pozitiv që të tilla aktivitete të vijojnë më tepër. E në fakt kjo veprimtari ka vlejtur dhe për kolaudimin e Tiranës, Studentit e Vllaznisë, ndërsa më 13 shkurt do të nisë faza e dytë.
Turneu Ndërkombëtar “Conad”
Volejboll – Meshkuj
Gjysmëfinalet:
Dje:
Tirana – Vllaznia 3-2
(25-22, 18-25, 15-25, 25-21, 15-13)
Studenti – Al Xhazira Sport Klub 2-3
(22-25, 26-24, 18-25, 25-19, 11-15)
Finalja:
Sot:
Tirana – Al Xhazira Sport Klub