Gjergj Vyshka 28.04.2016 14:45
Për herë të 16-të, në sezonet e fundit është trofeu i pestë radhazi, skuadra e Ylli Tomorit është ngjitur përsëri në piedestal. Studenti e ka nisur shpejt lojën, teksa ka kryesuar që në fillim 5-0, 8-3, 16-10, 19-12, 22-15 dhe në fund 25-17. I dyti është më i ekuilibruar, sepse në pushimin e parë teknik është në epërsi Studenti 8-7 dhe më pas në të dytin Tirana 15-16.
Kthen përsëri Studenti në 20-19, përmbys Tirana në 20-21. Dhe një barazim 23-23, por dy pikët e fundit janë shënuar nga Tirana, 23-25. E në fakt ky set nuk i jep shtysë Tiranës që të përmbysë, sepse Studenti kryeson vazhdimisht në setin e tretë 5-0, 8-3, 16-9, 18-9, 22-15 dhe në fund 25-16. E njëjta situatë dhe në të katërtin 8-5, 16-11, 16-12, 19-14, 23-15 dhe në fund 25-15.
Pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes është Arbër Troka i Studentit me 32 pikë i ndjekur nga Xhabrahimi i Tiranës me 11 pikë. Në bllok ka dalë fitues Troka i Studentit me 5 mure fituese, i ndjekur nga Malaj i Studentit me 3 , apo dhe Ivanov i Studentit dhe Pepa i Tiranës me dy mure fituese. Në shërbim ka dalë fitues Çali i Studentit me 3 rezultative. Në total, në 4 sete, Studenti ka shënuar 98 pikë prej të cilave 77 pikë vetë, kurse 21 pikë kanë ardhur nga gabimet e Tiranës.
Në anën tjetër Tirana në katër sete ka realizuar 75 pikë prej të cilave 51 pikë vetë, kurse 24 pikë janë falur nga kampionët e rinj të Studentit. E megjithatë dhe kështu Studenti është përsëri “kampion”. Dhe Studenti kampion, ndërsa kupën e kampionit dhe medaljet i ka dorëzuar Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, dhe ai i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi.
Studenti – Tirana 3-1 (3-0)
(25-17, 23-25, 25-16, 25-15)
Studenti: Çali, Ivanov, Kasa, L. Martiro, Troka, Gorenxa (L), Malaj / K. Martiro, Kono, Tukseferi. Trajner: Y. Tomorri
Tirana: Ferhati, Xhija, Rama, Ndoni, Pepa, Xhabrahimi, Kasemi (L) / Arapi, Kula, Lundra, Batalli, Kupi. Trajner: I. Koja
Gjyqtarë: E. Zguri, Ko. Gjoka (Tiranë)
Ndihmës: A. Nurja, E. Papamihali, A. Brokaj (Tiranë), R. Ekmekçiu (Elbasan)