Gjergj Vyshka 31.03.2016 15:15
Në sfidën e djeshme ndaj Studentit, e mbështetur fort tek dy vëllezërit Qafarena, Nikolinin dhe Antonin, por dhe Rrashketa e Kristi Kola, Vllaznia arrin të shkëputet që në fillim 1-5, 3-8, 10-16, 13-19, 19-24 dhe në përfundim 19-25. E njëjta situatë edhe në të dytën 7-8, 14-16, 16-21, 18-23, 21-23 dhe në fund 23-25.
Dhe u duk sikur ndeshja po shkonte drejt në 3-0 për Vllazninë. Por Studenti rilind dhe arrin ta kthejë rezultatin, teksa ka fituar dy sete radhazi 25-16 dhe 25-19. I pesti nis me 0-2 për Vllazninë dhe në 8-6 për Studentin ndërrohen fushat. Mandej 11-12 dhe në fund 12-15 për Vllazninë, që kështu ka forcuar kryesimin.
Për t’u evidentuar është fakti se jo rrallëherë është kundërshtuar vendimi i gjyqtarëve, aq sa në setin e 5-të ka ardhur dhe një karton i verdhë për Gorenxën. Por në fund humbësi dhe fituesit i kanë shtrënguar dorën ndërkombëtarëve Gjoka dhe Zguri, ndërsa ndeshja është vëzhguar nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, si dhe Sekretari i Përgjithshëm, Albens Vokopola.
Studenti – Vllaznia 2-3
(19-25, 23-25, 25-16, 25-19, 12-15)
Studenti: Çali, Qerraxhija, Malaj, Ivanov, Troka, K. Martiro, Gorenxa (L) / Kono, L. Martiro, Muça, Kasa, Tukseferi. Trajner: Y. Tomorri
Vllaznia: Tatar, R. Kola (L), K. Kola, N. Qafarena, Rrashketa, A. Qafarena, Miloti / Jukni, Çekini, Taflaj. Trajner: A. Kalaja
Gjyqtarë: Ko. Gjoka, E. Zguri (Tiranë)
Asistentë: A. Nurja, A. Brokaj (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 18-të
(30 mars 2016)
Skënderbeu – Farka Volej 0-3
Studenti – Vllaznia 2-3
Teuta – Tirana 3-2
Elbasani pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Vllaznia 16 12 4 40-22 35
- Tirana 16 10 6 37-20 33
- Studenti 15 11 4 37-20 32
- Farka Volej 15 10 5 34-20 29
- Teuta 15 9 6 33-27 25
- Skënderbeu 16 2 14 9-43 6
- Elbasani 15 0 15 7-45 2