Gjergj Vyshka 07.03.2016 11:10
Në Klinë të Epërme të Skënderajt ka përfunduar dje Kupa “Adem Jashari” në volejboll për meshkuj, aktivitet në të cilin morën pjesë Studenti, Shutova, Luboteni dhe Drenica R&Rukolli.
Paraqitja e ekipit të drejtuar nga trajneri Ylli Tomorri nuk ka qenë ajo që pritej, pasi Studenti humbi 3-0 në gjysmëfinale ndaj Shutovës. Në gjysmëfinalen tjetër, Luboteni fitoi 3-2 ndaj Drenicës.
Dhe janë luajtur dy ndeshjet finale, ku për vendet 3-4, Studenti fitoi 3-1 ndaj Drenicës, duke u renditur i treti, ndërsa fitues i turneut, doli Shutova, e cila fitoi në 3 sete ndaj Lubotenit.
Të martën Studenti do të luajë ndeshjen e fundit të fazës së dytë në ora 13:00 ndaj Skënderbeu. E më pas gjithçka në volejbollin shqiptar do të jetë për finalet e Kupës së Shqipërisë, meshkujt në Shkodër e femrat në Tiranë.