Gjergj Vyshka 02.10.2016 12:30
Studenti e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin, teksa ka fituar pastër 3-0 ndaj Skënderbeut, që gjithsesi është munduar të bëjë rezistencë. Caci, Ndardhari e Pira janë përpjekur të bëjnë surprizën, por djemtë e trajnerit Arben Sako nuk kanë lëshuar. Seti i parë ka nisur me disavantazhin 6-8, ka kthyer Studenti në 16-15, 21-19, 23-19 dhe në fund 25-21.
Në dy setet e tjera, të cilat Studenti i ka dominuar nga fillimi deri në fund, skuadra e Sakos ka fituar 25-15 dhe 25-14. Pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes është Xhabrahimi i Studentit, me 15 pikë, dhe Caci i Skënderbeut, me 11 pikë. Në bllok ka dalë fitues Baruti i Studentit me 3 mure të suksesshme, i ndjekur nga Kula i Studentit dhe Dragoi i Skënderbeut me dy të tilla.
Në shërbim ka dalë fitues Lundra me dy rezultative. Në 3 sete Studenti ka realizuar 75 pikë prej të cilave 57 vetë, kurse 18 pikë kanë ardhur nga gabimet e Skënderbeut. Kurse Skënderbeu në 3 sete ka shënuar 50 pikë prej të cilave 39 pikë vetë, kurse 11 pikë kanë ardhur nga gabimet e Studentit, që kështu e ka merituar trepikëshin e parë të kampionatit.
Studenti – Skënderbeu 3-0
(25-21, 25-15, 25-14)
Studenti: Lundra, Kupi, Xhabrahimi, Baruti, Pepa, Rama, Bërdufi (L) / Muça, Sejati, Kula. Trajner: A. Sako
Skënderbeu: Shëllira, Haxhillazi, Caci, Ndardhari, Musaku, Pira, Shishi (L) / Dragoi, Toska. Trajner: A. Prifti
Gjyqtarë: R. Omari, E. Preka (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e parë
(30 shtator-1 tetor 2016)
Të premten:
Partizani – Tirana 3-1
Të shtunën:
Elbasani – Erzeni 0-3
Studenti – Skënderbeu 3-0
Farka Volej – Teuta 3-1
Vllaznia – pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Erzeni 1 1 0 3-0 3
- Studenti 1 1 0 3-0 3
- Farka Volej 1 1 0 3-1 3
- Partizani 1 1 0 3-1 3
- Teuta 1 0 1 1-3 0
- Tirana 1 0 1 1-3 0
- Elbasani 1 0 1 0-3 0
- Skënderbeu 1 0 1 0-3 0
- Vllaznia 0 0 0 0-0 0