Gjergj Vyshka 13.01.2017 11:15
Nga data 9, deri më 11 qershor 2017 për femra dhe nga data 23, deri më 25 qershor për meshkuj, Shqipëria do të jetë mikpritëse e fazës eliminatore të kësaj veprimtarie kontinentale të volejbollit.
Për meshkuj Shqipëria do të jetë në grupin A dhe përballë do të ketë Maqedoninë dhe Suedinë. Fazë e parë e këtij grupi do të zhvillohet në Maqedoni, por data ende është e pacaktuar, kurse kthimi është nga data 23, deri më 25 qershor 2017 në Shqipëri.
Ndërkohë grupi B, atje ku janë Danimarka, Ukraina, Hungaria dhe Izraeli, do të luajnë në Ukrainë, përsëri datë e pacaktuar, dhe në Hungari, nga data 16, deri më 18 qershor 2017.
Kualifikohen për më tej dy të parat e grupeve, që fazën finale do ta luajnë më 1 dhe 2 korrik në Danimarkë. Nëse Danimarka do të jenë në vendin e parë, apo të dytë, në grupi B, atëherë dy të parat e çdo grupi do të jenë në finale.
E nëse Danimarka do të jetë në vendin e 3-të, apo të katërt, atëherë fitueset e grupit dhe vendi i dytë më i mirë në pikaverazh kalon në fazën finale.
Shorti i Ligës së Evropës 2017
Volejboll – Meshkuj:
Grupi A:
Nr. Skuadra
- Maqedonia
- Suedia
- Shqipëria
Grupi B:
Nr. Skuadra
- Danimarka
- Ukraina
- Hungaria
- Izraeli