Volejboll – Meshkuj / Serbët e Spartak Ljigut, “kockë e fortë” për Studentin

Share Button

Volejboll-Meshkuj-Studenti-Spartak-Ljig-0-3

Gjergj Vyshka 13.11.2015 09:45

Spartak Ljig ka rezultuar “kockë e fortë” për kampionët shqiptarë të volejbollit të meshkujve, teksa që në ndeshjen e parë të turit të dytë të “Challenge Cup” kanë hedhur një hap të rëndësishëm për të kaluar më tej. Ndryshe nga ballafaqimet me rumunët e Unirea Dejas, apo dhe hungarezët e Fino Kaposvarit, teksa Studenti e ka marrë një set, këtë herë është një humbje me zero.

Që tregon diferencat e mëdha të të dy skuadrave, gjë të cilën e kishte paralajmëruar një ditë më parë edhe trajneri Ylli Tomorri në intervistën e tij për “Sport Ekspres”. Përkundër dëshirës, ndërsa në fushë është edhe 40-vjeçari Elton Tukseferi, një legjendë e volejbollit shqiptar të viteve 1990-2015, Studenti nuk mund të bëjë asgjë përballë serbëve.

Spartak Ljig është vënë shpejt në udhëheqje të rezultatit, ndërsa setin e parë e ka marrë me diferencë, 25-14. Mundohet të rregullojë diçka në lojën e tij Tomorri. Herë Tukseferi e herë Cali venë në lëvizje të gjithë skuadrën. Rrashketa në pozicionin tre, Qafarena, Qerraxhia, Martiro, Malaj e Memia, por dhe Gorenxa si lojtar i lirë përpiqen të ekuilibrojnë situata.

Por është e vështirë, sepse serbët janë të fortë në bllok e në shërbim. Dhe për rrjedhojë edhe seti i dytë është në favor të tyre, 25-17. Seti i tretë, atëherë kur Studenti nuk ka pasur më asgjë për të humbur, e shfaq skuadrën më mirë. Deri në 20-19 është në avantazh. Por kthen Spartak Ljig, që përtej barazimit 23-23, ka arritur të shënojë dhe dy pikët e fundit dhe ta fitojë setin e tretë 25-23 dhe krejt ndeshjen 3-0.

Pra një histori që përsëritet, por në fund të fundit ky është niveli i volejbollit shqiptar, që Tomorri do ta justifikonte me mungesën e eksperiencës në arenën ndërkombëtare dhe ndeshjet e pakta. E pas një jave Studenti shpreson të jetë më dinjitoz në Ljig.

 

Studenti – Spartak Ljig        0-3

(14-25, 17-25, 23-25)

 

Studenti: Kono, Qerraxhia, Tukseferi, Cali, K. Martiro, L. Martiro, Malaj, Gorenxa (L), Memia, Kasa, Rrashketa, Qafarena. Trajner: Y. Tomorri

Spartak Ljig: Duduj, Todosijeviç (L), Periç, Gajeviç, Dojciloviç, Smiljaniç (L), Glaviniç, Arsenovski, Lazareviç, Milovanoviç, Radosaljeviç, Iliç. Trajner: B. Veliçkoviç

Gjyqtarë: J. Niklova (Sllovaki), M. Sgro (San Marino)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh