AlbanianSport.com 06/02/2019 11:10
EASNN – Erzeni ka marrë në merkaton e dimrit një volejbollist cilësor, Solgadon. Trajneri Ben Sako duket i kënaqur me këtë blerje, përderisa edhe fjalët në adresë të tij janë pozitive. Por Sako shkon më tej, duke thënë se afrimi i lojtarëve të huaj ka anët e tij pozitive, sepse rritet cilësia e kampionatit, por ekipet mund edhe të pretendojnë për fitor enë ndeshjet ndërkombëtare të volejbollit.
“Kam një muaj që e ndjek këtë sportist, – u shpreh Sako, – madje e kam ndjekur dhe nga afër në Turqi, atje ku luante. Biseduam dhe arritëm të biem dakord, sepse për mua ky lojtar i përmbush të gjitha ato kërkesa që unë kisha. Unë ndoqa edhe lojtarë të tjerë, por ishte pikërisht ky volejbollist ai që i përshtatej më shumë fizionomisë dhe taktikës së lojës së Erzenit, në mënyrë që ekipi të ngrihet një shkallë më lart.”
“Jo vetëm për ekipin tonë, por rritja e nivelit ndodh për të gjithë kampionatin. Duke marrë lojtarë të huaj ne rrisim nivelin e paraqitjes së klubeve dhe nivelin në shkallë kombëtare. Kjo është diçka shumë pozitive, sepse përveç kampionatit shqiptar ne do të përballemi edhe në ndeshjet ndërkombëtare, e pse jot ë jemi të suksesshëm”, – ka përfunduar trajneri i Erzenit në volejboll për meshkuj, Ben Sako.